Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Çipseti Kirin 985 do të prodhohet masovikisht me modemët 5G

 

Muajin e kaluar u mësua se Huawei Mate 30 mund të jetë telefoni i parë që do ta implementojë çipsetin Kirin 985 të prodhuar në procesin EUV. Tani mediat në Tajvan e kanë konfirmuar këtë informacion. Përveç kësaj, prodhuesi i çipave të Huawei HiSilicon do t’i implementojë modemet 5G në të gjitha çipat, gjë që do t’i bëjë të gjithë telefonat e ardhshëm premium kompatibil me 5G, raporton GSMArena.

Procesori i ri do të prodhohet duke e përdorur metodën FC-PoP (FlipChip Package-on-Package), e cila e mundëson aranzhimin vertikal të transistorit. I kombinuar me procesin Extreme UltraViolet, densiteti i tranzitorit do të duhej të rritet me 20 për qind - kjo do të thotë performancë më të mirë të çipit dhe konsum më të ulët, shkruan KOHA Ditore.

Prodhimi i çipsetit Kirin 985 do të fillojë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, ashtu që të jenë të gatshëm për telefonat Huawei në tetor (kur modelet Mate zakonisht plasohen në treg). Burimet gjithashtu sugjerojnë se Huawei planifikon të konkurrojë me çipsetin Apple A13 të gjeneratës së ardhshme, dhe do të përpiqet ta implementojë integrated fan-out package (InFO), e cila e mundëson një numër më të madh të kontakteve pa e rritur sipërfaqen e çipit.