Kohët e fundit Xiaomi njoftoi se së shpejti do ta lansojë telefonin Mi 10, i cili do të duhet të arrijë me çipin premium Qualcomm Snapdragon 865. Tani e kemi gjithashtu kornizën kohore potenciale të lansimit të telefonit – në tremujorin e parë të vitit 2020.
Në një njoftim në faqet Weibo, menaxheri i kompanisë për marrëdhënie publike zbuloi se Xiaomi Mi 10 do të zyrtarizohet diku gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm. Data konkrete e njoftimit nuk dihet.
Siç është theksuar, Xiaomi Mi 10 do ta përdorë çipsetin Qualcomm Snapdragon 865, me një shpejtësi maksimale prej deri në 7.5 Gbps, shkruan KOHA Ditore. Ofrohet edhe gjenerata e pestë e çipit AI të Qualcomm, për një përvojë të personalizuar. Natyrisht, procesori ka edhe mbështetje për 5G.
Xiaomi tashmë ka konfirmuar se planifikon t’i lansojë 10 telefona 5G gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa ky hap mund të fillojë me modelin Mi 10.
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing