Kompania e njohur kineze, Xiaomi, smartfonin e ri Mi 9 do ta zbulojë më 20 shkurt, në të njëjtën datë me serinë Galaxy S10. Po ashtu, së fundmi është spekuluar dhe raportuar shumë në lidhje me këtë smartfon të ri, duke zbuluar detaje në mënyrë të njëpasnjëshme.
Lajmi më i fundit, është që Xiaomi konfirmon se Mi 9 do të vijë me procesorin e teknologjisë së fundit – Snapdragon 855, transmeton Koha.net. Kjo është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Xiaomit dhe Qualcommit, thët Xiang Wang, zëvendës president i lartë.
Procesori Snapdragon 855 premton rritje të performancës prej 45 për qind për dallim nga Snapdragon 845, shkruan gsmarena. Po ashtu, procesori i ri është tri herë më i shpejtë si dhe do të ofrojë mbështetje për Wi-Fi 6 dhe videot HDR10+ (4K në shpejtësi prej 60fps).
-
Xiaomi Mi 9 vjen më 20 shkurt
-
Xiaomi do të zbuloj dy smartfonë të rinj me kamera 108MP
-
Xiaomi Mi 10 konfirmohet për tremujorin e parë të vitit të ardhshëm
-
Xiaomi Mi 9 Pro 5G dhe Mi Mix 4 5G mbërrijnë javën e ardhshme
-
Xiaomi paralajmëron smartfon të ri me procesor Snapdragon 730 dhe tri kamera kryesore