Manu Kumar Jain, nënkryetar i përgjithshëm i Xiaomit, ka njoftuar pajisja e ardhshme do të përdorë procesor Snapdragon 730 ose Snapdragon 730G.
Jain thekson se pajisja Xiaomi me procesor të përmirësuar së shpejti do të mbërrijë në Indi, transmeton KosovaPress.
Në njoftim nuk përmendet specifikisht se cili procesor do të përdoret në pajisjen e re të Xiaomit, por duke pasur parasysh se Snapdragon 730 dhe 730G janë lansuar dy javë më parë, është e mundshme që të jenë njëri nga këta procesorë.
Modeli i ri i prodhuesit kinez do të ketë tre kamera në anën e pasme dhe bateri prej 4.000 mAh.
Sistemi i tre kamerave do të përbëhet nga një kamera kryesore 48MP, 8MP dhe 13MP.
Nuk ka asnjë informacion në lidhje me çmimin dhe disponueshmërinë e telefonit, por pritet që telefoni i ri i Xiaomi së shpejti të lansohet në Kinë dhe më vonë edhe në tregun e Indisë.