Qualcomm i ka prezantuar zyrtarisht tre çipsete të reja mobile: 665 Snapdragon, Snapdragon 730, dhe 730G me grafikë të përmirësuar për 15%, raporton GSMArena.
Snapdragon 665. - Si duket është projektuar për ta zëvendësuar modelin Snapdragon 660. Ai është prodhuar në një proces më të vogël 11nm LPP, që do të thotë se do ta mundësojë një punë të përmirësuar të baterisë. Çipseti i ka katër bërthama Kryo 260, të bazuara në mikroarkitekturën ARM Cortex-A73, me takt pune prej 2GHz (në krahasim me deri në 2.2GHz në modelin 660). Të katër bërthamat Kryo 260 me shpenzime të ulëta (Cortex-A53) ende punojnë në 1.8GHz.
Përmirësim i madh do të duhej të shihej në fushën e grafikës, me modelin e ri Adreno 610 GPU dhe Hexagon 686 DSP. Snapdragon 665 e përdor ISP-në Spectra 165, me mbështetje për kamerën kryesore 48MP ose dual kamerën 16MP dhe mund t’i mbështesë sistemet me tre sensorë.

Snapdragon 730 dhe 730G. - Krahasuar me Snapdragon 710, të cilin me siguri do ta zëvendësojë, Snapdragon 730 në vend të CPU bërthamave të mëdha Kryo 360 (ARM Cortex-A75) i përdor bërthamat Cryo 470 (Cortex-A76), duke i mbajtur shpejtësitë më të mëdha të taktit prej 2.2GHz. Gjashtë bërthama të vogla dhe me kosto të ulët janë ende të bazuara në Cortex-A55, me një rritje në shpejtësinë e taktit në 1.8GHz. E gjithë kjo do të duhej ta mundësojë një rritje të performancës së CPU me 35 për qind. Ka edhe Adreno 618 GPU (e cila premton ta rrisë performancën me 25%), Hexagon 688 DSP dhe Spectra 350 ISP. Snapdragon 730 u krijua në procesin LPP 8nm të Samsungut.
Për sa i përket kamerave, ofrohet mbështetja për një kamerë kryesore 36MP, apo sistem 22MP me dy sensorë dhe video prej 960fps 720p slo-mo dhe video Portrait mode prej 4K HDR.
Do të ofrohet edhe Snapdragon 730G, i cili e premton një performancë më të mirë prej 15% në fushën e grafikës, falë shpejtësive më të larta të taktit punues. Të gjithë çipat e rinj do të jenë komercialisht në dispozicion nga mesi i vitit 2019.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu