Qualcomm në prill i lansoi çipat Snapdragon 730 dhe 730G, të cilë i përfaqësojnë platformat për telefonat nga segmenti i mesëm, bazuar në procesin 8nm LPP.
Tani janë shfaqur detajet për pasardhësin e këtyre çipave, modelin e quajtur Snapdragon 735, i cili do ta ketë një arkitekturë plotësisht të re dhe do të krijohet në procesin 7nm, raporton GSMArena.
Raporti sugjeron që çipseti e ka emrin e koduar SM7250, dhe do ta përdorë bërthamën e madhe Cortex-A76 Kryo @ 2.36GHz, si dhe edhe një bërthamë @ 2.32GHz, shkruan KOHA Ditore. Pjesa tjetër e CPU-së është e përbërë nga gjashtë bërthama Cortex-A55 @ 1.73GHz. GPU do të jetë Adreno 620.
Tashmë kemi pasur paralajmërime për ekzistencën e çipsetit Snapdragon 735 gjatë gjysmës së parë të këtij viti, por si duket CPU i ka pësuar disa ndryshime në ndërkohë.
Pritet që çipseti Snapdragon 735 të prezantohet gjatë muajit dhjetor, kur Qualcommi zakonisht e mban prezantimin e vet në Hawaii.
-
Dokumentacioni i zbulon detajet e çipit Snapdragon 735
-
Arrijnë detajet për çipsetin Qualcomm Snapdragon 865
-
Qualcomm prezanton tre çipsete të reja Snapdragon nga segmenti i mesëm
-
Konfirmohet procesori më i fuqishëm i Qualcommit, Snapdragon 8150
-
Samsung Galaxy A71 5G pritet të vijë me 8 GB RAM dhe procesor Exynos