Qualcomm Snapdragon 855 është çipseti, i cili aktualisht “mbretëron” në tregun e telefonave premium. Edhe pse ende bëhet fjalë për çipset të ri, tashmë kanë filluar të paraqiten thashethemet në lidhje me pasardhësin e tij të gjeneratës së ardhshme, i cili do të duhej të mundësojë performanca edhe më të mira, si dhe mundësi të tjera në 5G. Tani, janë paraqitur informata të reja rreth çipsetit, raporton HotHardware.
Thashethemet e reja vijnë nga Roland Quandt, i cili pohon se të punësuarit e Qualcommit e quajnë Snapdragon 865 çipset të gjeneratës së ardhshme (SM8250). Sipas Quandt, do të ekzistojnë dy versione të çipsetit - një me emrin e koduar Kona, dhe tjetri me emrin Huracan. Sugjerohet që një nga këta çipa do të ketë modem të integruar 5G, ndërsa tjetri jo, shkruan KOHA Ditore.
Thashethemet më herët sugjeruan se Snapdragon 865 do ta mbështesë RAM-in LPDDR5X, gjë që do të siguronte bandwidth më të mirë memorik sesa çipi Snapdragon 855. Tani për tani nuk ka informata se kur do të prezantohet Snapdragon 865, por nëse Qualcomm e respekton periudhën e lansimit nga më parë, pritet që procesori në pajisje do të jetë në dispozicion gjatë tremujorit të parë të vitit 2020.
-
Snapdragon 765 është çipseti i parë i Qualcommit me modem të integruar 5G
-
Qualcomm paralajmëron çipat Snapdragon 865 dhe 765, si dhe sensorët për gjurmë të gishtërinjve 3D Sonic Max
-
Paraqiten specifikimet për çipsetin Qualcomm Snapdragon 735
-
Snapdragon 865 do të ketë mbështetje për kamerat 100MP dhe për 5G
-
Sony mund të lansojë smartfonin e ri me procesor Snapdragon 865