Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Snapdragon 865 do të ketë mbështetje për kamerat 100MP dhe për 5G

Qualcommi nuk po ngadalëson në përpjekjet e veta që çipat e kompanisë ta funksionalizojnë pothuajse çdo pajisje, ndërsa produkti i ardhshëm që pritet nga prodhuesi i njohur është çipseti i gjeneratës së ardhshme Snapdragon 865, raporton TweakTown.

Snapdragon 865 do të paraqitet në telefonin e ri Titanium M6 5G, të kompanisë 8848 (bëhet fjalë për prodhuesin e telefonave dhe orëve të mençura luksoze nga Kina). Kjo kompani tashmë e ka zbuluar ekzistencën e çipsetit Snapdragon 865, i cili raportohet se do të mbërrijë në dy variante të ndryshme - me koneksion 4G LTE dhe 5G, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, çipseti do të ketë mbështetje për kamerat 100MP.

Qualcommi do ta mbajë samitin e vet vjetor Snapdragon Tech Summit në dhjetor, ku pritet që kompania të zbulojë më shumë detaje zyrtare për çipsetin e vet të gjeneratës së ardhshme.

Gigabyte paralajmëron pllakën amë TRX40 AORUS për Threadripper

Është shfaqur fotografia e cila e tregon pllakën amë ende të palansuar AMD HEDT. Brendimi sugjeron që bëhet fjalë për pllakën amë premium AORUS, ndërsa baza është me siguri socketi i ri TR4+ ose TR+, raporton Videocardz.

Edhe Gigabyte po përgatit katër pllaka TRX40 për Threadripper të gjeneratës së ardhshme Tech Gigabyte po përgatit katër pllaka TRX40 për Threadripper të gjeneratës së ardhshme

Pllaka amë AORUS TRX40 me siguri do ta përdorë standardin E-ATX (njëjtë si X399 AORUS Xtreme), ndërsa pllakat e mëhershme amë Gigabyte X399 e përdornin formatin standard ATX. Pllaka e ardhshme i ka katër sllote PCIe x16 (4.0) dhe tetë sllote DDR4 për memorie katërkanalëshe.

Kohët e fundit u zbulua se AMD po planifikon ta lansojë serinë e re të procesorëve Threadripper më 5 nëntor, ndërsa gjatë periudhës së njëjtë mund të shohim edhe pllaka të reja amë. Pllaka TRX40 AORUS gjithashtu ka të ngjarë ta mbështesë edhe CPU-në e ardhshme Threadripper 3990X me 64 bërthama, për të cilën po flitet.