Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Zyrtarizohet çipseti MediaTek Dimensity 800 5G për telefonat e segmentit të mesëm

Kompania tajvaneze “Mediatek” gjatë panairit CES 2020 e prezantoi çipsetin Dimensity 800. I krijuar në procesin 7nm, çipi e mundëson koneksionin 5G në telefonat e segmentit të sipërm. Telefonat e parë me këtë çipset do të shfaqen në treg para fundit të gjysmës së parë të vitit, sipas premtimeve të “Mediatek”, raporton GSMArena.

Çipat Dimensity 800 series 5G e mbështesin 2CC, i cili ofron mbi 30% për qind më shumë mbulueshmëri sesa platformat e tjera me 1CC ose pa agregim. Çipseti është dizajnuar për t’i mbështetur rrjetet SA dhe NSA sub-6GHz, për mbështetje multi-mode nga 2G deri në 5G dhe Dynamic Spectrum Sharing (DSS).

CPU-ja i ka katër bërthama Cortex-A76 @2GHz dhe katër bërthama më efikase Cortex-A55, të cilat funksionojnë gjithashtu në 2GHz, shkruan KOHA Ditore. Çipi grafik është nga e njëjta klasë si Dimensity 1000, dhe është i kombinuar me teknologjinë e quajtur HyperEngine, e cila i përmirëson performancat e harduerit gjatë gamingut.

Çipi ISP Dimensity 800 i mbështet sensorët deri në kamerën e dyfishtë 64MP ose 32MP + 16MP. MediaTek ka implementuar algoritme për AI-autofokus, autoekspozim, ekuilibrin e së bardhës, reduktimin e zhurmës dhe HDR.