MediaTek ka prezantuar në maj modemin e vet Helio M70 5G, por ende jemi duke e pritur njoftimin zyrtar për çipsetin komplet. Çipseti do të krijohet në procesin 7nm FinfET dhe do të dedikohet për telefonat premium Oppo dhe Vivo, raporton GSMArena.
Tani, një raport i ri nga Kina sugjeron që prodhuesi tajvanez po e planifikon një tjetër çipset 7nm, i cili kësaj radhe do të jetë në dispozicion me një çmim më të përballueshëm dhe do të duhej të dedikohet për telefonat e segmentit të mesëm.
Sipas uebfaqes MyDrivers, arkitektura e çipsetit do të duhej të jetë e njëjtë me atë të modelit MT6885 (çipseti me modemin Helio M70), por madhësia e çipit do të jetë më e vogël dhe kostoja e prodhimit do të jetë më e ulët, shkruan KOHA Ditore. Prodhimi masiv i këtij çipseti pritet gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, ndërsa në treg pritet gjatë tremujorit të tretë.
Pas përfundimit të zhvillimit të dy platformave të lartpërmendura, MediaTek do të kalojë në procesin 6nm EUV, ndërkohë që priten katër dizajne me azhurnim për CPU dhe GPU. MediaTek vitin e ardhshëm planifikon t’i livrojë 100 milionë çipa, gjysma e të cilave do të duhej të jenë modele MT6885 dhe MT6873.
-
MediaTek planifikon ta lansojë çipin 5G më 26 nëntor
-
Zyrtarizohet çipseti MediaTek Dimensity 800 5G për telefonat e segmentit të mesëm
-
MediaTek Dimensity 800 është çipseti 5G për telefonat nga segmenti i mesëm
-
Çipseti 5G i Mediatek në AnTuTu arrin rezultate më të mira se Snapdragon 855 dhe Kirin 990 5G
-
Mediatek dhe Intel planifikojnë të mundësojnë 5G për laptopët Dell dhe HP