Kompania MediaTek ka paralajmëruar një partneritet të madh me Intelin. Prodhuesi tajvanë i çipave do të bashkëpunojë me Intelin për ta mundësuar mbështetjen 5G në laptopët të cilët punojnë me procesorët e Intelit, raporton GSMArena.
MediaTek aktualisht është duke e zhvilluar modemin e vet 5G, ndërsa prodhuesi i çipave po punon me partnerë të shumtë në prodhimin e kësaj zgjidhjeje për rrjetet e gjeneratës së ardhshme, shkruan KOHA Ditore. Produktet e para OEM, të cilët do të përfitojnë nga ky bashkëpunim do të blihen nga Dell dhe HP. Pritet që zgjidhjet 5G të MediaTekut në laptopët e Windowsit të arrijnë në fillim të vitit 2021.
Modemi 5G i MediaTekut, i destinuar për këta laptopë, bazohet në modemin Helio M70 5G të lansuar në maj. Kompania gjithashtu do ta prezantojë së shpejti 5G SoC të destinuar për telefonat mobilë.
-
MediaTek planifikon ta lansojë çipin 5G më 26 nëntor
-
MediaTek për vitin e ardhshëm planifikon çipsetin 5G për telefonat e segmentit të mesëm
-
Procesorët 5G të MediaTekut arrijnë në tremujorin e parë të 2020
-
MediaTek do ta prezantojë çipsetin e vet 5G këtë muaj
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA