MediaTek ka mbajtur një konferencë për shtyp për të treguar rezultatet e saj financiare për gjysmën e parë të vitit.
Kjo kompani tajvaneze e teknologjisë, raportoi rritjen e të ardhurave mujore për 16.8 për qind dhe 1.8 për qind në baza vjetore, por një njoftim tjetër tërhoqi vëmendjen, shkruan gsmarena.
Kreu i kompanisë, Cai Lixing, njofton se kompania do të shpërndajë mostrat e procesorëve të saj 5G SoC me modemet Helio M70 në tremujorin e tretë të 2019, transmeton Koha.net. Prodhimi masiv i këtyre procesorëve do të fillojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, tamam në kohë me revolucionin e rrjetit 5G, ka thënë Lixing.
Tashmë kemi parë detajet rreth modemeve 5G, të cilët janë të integruar në procesor, por emri i procesorit të ri ende nuk është konfirmuar. Megjithatë, dihet se do të ketë arkitekturën ARM me bërthamat Cortex-A77 dhe Mali-G77.
Modemet bazë do të ofrojnë mbështetje për frekuencën Sub-6 GHz; ndër specifikat tjera përfshihen edhe sistemi AI i gjeneratës së tretë, mbështetje për kamerën deri në 80 megapikselë dhe për incizimin e videove me rezolucion prej 4K me shpejtësi 60 fps.
Disa nga prodhuesit që bashkëpunojnë me MediaTekun janë Oppo dhe vivo, dhe duket se këta dy prodhues do të jenë në mesin e të parëve që do të lansojnë pajisjet e tyre me procesorët 5G të MediaTekut.
-
MediaTek planifikon ta lansojë çipin 5G më 26 nëntor
-
MediaTek do ta prezantojë çipsetin e vet 5G këtë muaj
-
Mediatek dhe Intel planifikojnë të mundësojnë 5G për laptopët Dell dhe HP
-
MediaTek për vitin e ardhshëm planifikon çipsetin 5G për telefonat e segmentit të mesëm
-
Analistët besojnë se sivjet 20% e të gjithë telefonave nga segmenti i mesëm do të kenë 5G