MediaTek e ka paralajmëruar çipsetin e ri 5G, të emërtuar MediaTek Dimensity 800, i cili është i destinuar për telefonat e segmentit të mesëm. Dimensity 800 SoC do të pozicionohet poshtë çipsetit MediaTek Dimensity 1000 5G, i cili i targeton telefonat e segmentit të lartë, raporton NDTV.
Kompania tajvaneze thekson se çipseti Dimensity 800 5G do të arrijë në telefona gjatë tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm, por nuk ka përmendur brendet që do ta implementojnë atë, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu, nuk është publikuar asnjë detaj teknik në lidhje për çipsetin.
Më shumë detaje priten gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm, kur Dimensity 800 SoC lëshohet zyrtarisht në tregjet globale. Pritet që prodhimi masiv i çipsetit të fillojë gjatë tremujorit të dytë, kur do të paraqiten edhe telefonat e parë me çipin MediaTek Dimensity 800 5G.
-
Zyrtarizohet çipseti MediaTek Dimensity 800 5G për telefonat e segmentit të mesëm
-
MediaTek për vitin e ardhshëm planifikon çipsetin 5G për telefonat e segmentit të mesëm
-
Xiaomi prezantoi modelin Mi 11 5G
-
Qualcomm prezanton tre çipsete të reja për segmentin e mesëm dhe të ulët
-
Analistët besojnë se sivjet 20% e të gjithë telefonave nga segmenti i mesëm do të kenë 5G