Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Çipseti 5G i Mediatek në AnTuTu arrin rezultate më të mira se Snapdragon 855 dhe Kirin 990 5G

Kompania MediaTek po përgatitej ta lansonte çipsetin e vet premium 5G. Para njoftimit, çipseti i etiketuar MediaTek MT6889 u shfaq në benchmarkun AnTuTu, ndërsa interesante është se për nga rezultatet i tejkalon modelet aktuale premium si Qualcomm Snapdragon 855 dhe Kirin 990 5G, raporton DroidShout.

Në rezultatet e AnTuTu, procesori MediaTek i shënoi gjithsej 511,363 pikë në versionin Antutu V8. CPU-ja arriti një rezultat prej 161.266 pikësh, ndërsa GPU-ja i arriti 196.097 pikë, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, baza AI-benchmark sugjeron që MediaTek MT6889 SoC arrit rezultate më të mira sesa çipat Qualcomm Snapdragon 855 Plus dhe Kirin 990 5G.

Tashmë dihet se MT6889 bazohet në procesin 7nm FinFET, i cili e përdor arkitekturën ARM Cortex A77 dhe GPU-në Mali-G77. Çipseti e ka modemin e integruar 5G Helio M70, i cili ofron shpejtësi downlink prej 4.7Gbps dhe shpejtësi uplink prej 2.5Gbps.

Tani për tani nuk dihet se cilët prodhues të telefonave do ta implementojnë çipsetin e lartpërmendur premium MediaTek.