MediaTek dhe Samsung e kanë prezantuar modemin 5G dhe çipsete që vijnë me to, por ato priten prapë në telefonat konkretë, raporton GSMArena.
Tani çipat MT6885 dhe Exynos 980 janë paraqitur në benchmarkun AnTuTu, duke zbuluar rezultate mbresëlënëse, shkruan KOHA Ditore. Çipseti MediaTek i arritu afër 380,000 pikë, ndërsa Samsungu i arriti mbi 326,000 pikë.
Edhe pse këto rezultate duken mbresëlënëse më vete, në krahasim me telefonat e disponueshëm në treg, superioriteti i tyre po bie ndjeshëm.
Mediatek MT6885 mund të krahasohet me modelin Kirin 990 në telefonin Huawei Mate 30 (në Performance Mode), ndërsa Exynos 980 nuk e paraqet çipsetin premium sepse është krijuar si platformë e dedikuar 5G.
Artikuj të ngjashëm
-
Çipseti 5G i Mediatek në AnTuTu arrin rezultate më të mira se Snapdragon 855 dhe Kirin 990 5G
-
Realme RMX2071, me Snapdragon 865, vendos rekorde të reja AnTuTu
-
Zyrtarizohet çipseti MediaTek Dimensity 800 5G për telefonat e segmentit të mesëm
-
MediaTek Dimensity 800 është çipseti 5G për telefonat nga segmenti i mesëm
-
Cilët ishin telefonat më të shpejtë në nëntor, sipas AnTuTu