AnTuTu i ka publikuar dy top-lista me telefonat që kanë pasur performancën më të mirë në segmentet premium dhe të mesëm. Listat bazohen në të dhënat e mbledhura midis 1 dhe 30 nëntorit, raporton GSMArena.
Në segmentin premium, në krye ndodhet Asus ROG Phone II, i pasuar nga telefonat OnePlus dhe Realme. Lista Top 10 duket shumë e ndryshme nga ajo e tetorit, ndërsa vërehet dominimi i çipave Snapdragon, shkruan KOHA Ditore. Telefoni i parë në listë i cili nuk përdor Snapdragon është Galaxy Note 10+ 5G me çipin Exynos 9825, i cili është në pozitën e 10-të.

Kur bëhet fjalë për segmentin e mesëm, kryeson Redmi Note 8 Pro (me çipsetin Helio G90T). Pasojnë Oppo Reno2, Xiaomi Mi 9T dhe Samsung Galaxy A80.
Ekipi AnTuTu thekson se çipsetet e fuqishme dhe hapësirat për ruajtje UFS janë karakteristika esenciale të telefonave në Top 10 - UFS dykanalësh i përmirëson dukshëm gjasat që telefoni të arrijë rezultat të mirë.
Do të jetë interesante se si do të duket lista Top 10 gjatë dhjetorit, kur priten disa lansime interesante të telefonave.
-
AnTuTu publikon listën e tetorit të telefonave Android me performancat më të mira
-
OnePlus 8 Pro vs. Samsung Galaxy S20 Ultra, cili është më i shpejtë?
-
Realme RMX2071, me Snapdragon 865, vendos rekorde të reja AnTuTu
-
Exynos 980 dhe MediaTek MT6885 mbërrijnë në AnTuTu me rezultate mbresëlënëse
-
Redmi K20 Pro prin në benchmarkun e popullarizuar AnTuTu