Benchmarku AnTuTu i matë performancat në segmentet e ndryshme prej të cilave përbëhet, si shpejtësitë CPU/GPU, shpejtësia e leximit/shkrimit të memories, dhe madje edhe se si operohet me interfejsin e përdoruesit, raporton PhoneArena.
Tashmë e dimë se OnePlus 7 Pro është telefon jashtëzakonisht i shpejtë, në çfarë kontribuon çipseti Snapdragon 855 dhe interfejsi minimalist për Android, si dhe ekrani prej 90Hz. Vetë kompania OnePlus në disa raste mburrej me rekorde të ndryshme të benchmarking, ndërsa telefoni deri më tani e ka zënë një pozitë udhëheqëse në benchmarkun AnTuTu.
Kjo nuk i ka shpëtuar kompanisë Xiaomi, e cila gjithashtu në treg e ka telefonin e fuqishëm me Snapdragon 855, i cili është në të njëjtën kohë edhe financiarisht i volitshëm. Për këtë arsye, kompania ka postuar një tweet të ri në të cilin krenohet me faktin se Redmi K20 Pro është telefoni më i shpejtë në botë, të paktën kur është fjala për rezultatet e arritura në benchmarkun AnTuTu (388,803 pikë), shkruan KOHA Ditore.
Mbetet e paqartë se si modeli i Xiaomit Pro e ka kapërcyer telefonin OnePlus Pro, duke pasur parasysh se e ka një panel prej 1080p kundrejt panelit Quad HD në modelin 7 Pro.
Duhet të theksohet se K20 Pro është pasardhës spiritual i modelit Pocophone F1, i cili është ende në krye të listës së AnTuTu për telefonat që nuk kanë procesor 7nm, gjë që sugjeron se Xiaomi ka planifikuar t’i tejkalojë rezultatet e veta me modelet e reja të telefonave.
-
OnePlus 8 Pro vs. Samsung Galaxy S20 Ultra, cili është më i shpejtë?
-
Realme RMX2071, me Snapdragon 865, vendos rekorde të reja AnTuTu
-
Janë livruar më shumë se 4.5 milionë telefona nga seria Redmi K20
-
Cilët ishin telefonat më të shpejtë në nëntor, sipas AnTuTu
-
AnTuTu publikon listën e tetorit të telefonave Android me performancat më të mira