Me telefonat Redmi K20 dhe Redmi K20 Pro, të prezantuar në maj, Xiaomi dëshironte ta rikthente statusin “flagship killer” në botën e telefonave të mençur. Kompania kineze padyshim që e ka arritur qëllimin pasi që të dy modelet ishin shumë të popullarizuara, raporton GSMArena.
Disa muaj më vonë, u zyrtarizuan Redmi K30 dhe K30 5G, kështu që Xiaomi vendosi të tregonte se çfarë rezultatesh kanë arritur modelet nga familja K20. Sipas kompanisë, mbi 4.5 milionë telefona Redmi K20 dhe Redmi K20 Pro janë livruar nga maji.
Kjo nuk është ndonjë befasi e madhe, ndërsa theksohet se linja K20 është veçanërisht e mirëpritur në tregun global. Sigurisht që në këtë kontribuojnë specifikime solide dhe kostoja e ulët, ndërsa e gjitha është paketuar në një dizajn tërheqës, shkruan KOHA Ditore. Mbetet të shihet nëse familja K30 do të arrijë rezultat të ngjashëm gjatë muajve të parë të pranisë në treg.
-
Në valën e parë janë shitur më shumë se 200.000 telefona Redmi K20 Pro
-
Xiaomi ka shitur mbi 140 milionë njësi të serisë Redmi Note
-
Huawei ka livruar afro 7 milionë telefona 5G gjatë vitit 2019
-
Analistët besojnë se sivjet 20% e të gjithë telefonave nga segmenti i mesëm do të kenë 5G
-
Xiaomi planifikon t’i ketë mbi dhjetë telefona 5G gjatë vitit 2020