Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sony mund të lansojë smartfonin e ri me procesor Snapdragon 865

Foto: Sony

Sipas mediave japoneze, Sony është në përgatitje të smartfonit të ardhshëm premium i cili do të ketë procesorin e teknologjisë së fundit, Snapdragon 855 dhe 855+.

Ky procesor i ri, me emër të modelit SM8250 - ku besohet se mund të jetë fjala për një Snapdragon 865, thuhet se mund të vijë në dy versione - me rrjetin 4G dhe 5G.

Do të kishte kuptim që Qualcommi të lansojë të dy versionet e procesorit të tij të ardhshëm premium, pasi teknologjia 5G është ende e re në treg dhe jo të gjithë prodhuesit dëshirojnë të investojnë burime shtesë për ta zbatuar në pajisjet e tyre.

Në këtë kohë është e panjohur nëse Sony planifikon të ofrojë smartfonin e ri premium në të dy versionet e procesorit të ri.

Gjithashtu, smartfoni i ri i Sonyt mund të zbulohet gjatë Kongresit të ardhshëm Botëror të Celularëve, i cili mbahet në Barcelonë./ksp

Artikuj të ngjashëm