Tech

Snapdragon 765 është çipseti i parë i Qualcommit me modem të integruar 5G

Snapdragon 865 është ndoshta ylli më i madh i Summitit të sivjetshëm të Qualcommit, por është interesante se çipseti premium nuk është modeli i parë i kompanisë me modem të integruar 5G. Ky nder i takon çipsetit Snapdragon 765/765G. Bëhet fjalë për pasardhësin e modelit Snapdragon 730 dhe është i nivelit premium.

Adreno 620 GPU, i cili ka Snapdragon 765, ofron performancë për 20% më të mirë se Adreno 618 në Snapdragon 730, ndërsa me versionin 765G të çipsetit, ky përmirësim i performancave grafike është 38 për qind.

Struktura e CPU-së është ndryshuar, edhe pse 765 ende i përdor bërthamat Cortex-A76. Bëhet fjalë për dy bërthamat Performance, por me një takt të ndryshëm të punës, shkruan KOHA Ditore. Bërthama Prime shkon deri në 2.3GHz në modelin 765 dhe deri në 2.4GHz në modelin 765G, ndërsa bërthama e dytë i arrin 2.2GHz në të dy modelet. Gjashtë bërthamat e tjera Cortex-A55 ende i arrijnë 1.8GHz.

Snapdragon 765 dhe 765G e mbështesin RAM-in 2133MHz LPDDR4X, ndërsa 14-bit Spectra 355 ISP i dyfishtë e mbështet një kamerë prej 192MP, ose një sensor 36MP pa mbyllës të lagut ose dy kamera 22MP. Xhirimi i videove është i kufizuar në 4K @ 30fps dhe ka mbështetje për 1080p @ 120fps.

Modemi i integruar X52 siguron shpejtësi teorike maksimale të downloadimit të të dhënave prej 1.2Gbps në 4G dhe 3.7Gbps në 5G, ndërsa uplinku shkon deri në 210Mbps dhe 1.6Gbps. Në dispozicion është edhe mbështetja për rrjetet sub-6 GHz dhe mmWave 5G.

Çipseti Snapdragon 765 është prodhuar në procesin e Samsungut 7nm EUV. Pajisjet e para që e përdorin çipsetin Snapdragon 765/765G do të arrijnë gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.