Tech

Xiaomi prezanton gjeneratën e tretë të kamerës nënekran

Foto: Screenshot / Twitter

Prodhuesi gjigant kinez i teknologjisë, Xiaomi, ka prezantuar sot gjeneratën e tretë të kamerës nënekran.

Ky prodhues, për këtë lloj teknologjie të kamerës kishte paralajmëruar në qershor të vitit të kaluar, shkruan "Neowin" të premten, transmeton KOHA.

Që atëherë, Xiaomi ka punuar në avancimin e kësaj teknologjie dhe tash thotë se është i gatshëm për prodhim masiv të telefonave të mençur me kamerën nënekran, duke nisur nga viti 2021.

Gjithashtu, smartfoni i parë i Xiaomit që do të përdorë gjeneratën e tretë të kamerës nënekran pritet të debutojë vitin e ardhshëm.