Tech

Xiaomi po punon në telefonin me kamerë 144 MP

Xiaomi ishte kompania e parë të lansonte një telefon të mençur me kamerë prej 48MP në Redmi Note 7.

E më pas kishte prezantuar Redmi Note 8 Pro me kamerë prej 64MP, e më vonë edhe Mi CC9 Pro/Mi Note 10 me kamerë prej 108MP, transmeton KOHA.

E sipas raportimeve nga GSMArena tani do të bëhet kompania e parë që do të sjellë telefonin me kamerë prej 144MP.

Përgjatë këtij procesi për të sjellë më tepër megapikselë, Xiaomi ka pasur partneritet me Samsunun, gjigantin korean që ka siguruar sensorët.

Ende nuk dihet me saktësi se cili telefon i mençur do të pajiset me këtë sensor të ri, por supozohet se ai mund të jetë në Mi CC10 Pro, apo në Mi 10S Pro.

Në javët e ardhshme pritet që të ketë më tepër detaje rreth kësaj çështje.