Më herët u sugjerua që Xiaomi Mi 9 Pro 5G dhe Mi Mix 4 5G mund të dilnin në të njëjtën kohë gjatë prezantimit të ardhshëm.
Xiaomi tani e ka konfirmuar këtë, dhe të dy telefonat do të zyrtarizohen në 24 shtator në Kinë.
Prezantimi në fjalë do të forcojë portofolin e Xiaomi 5G, me më shumë zgjerim në tregun e Kinës. Dy telefona të tjerë 5G priten vetëm këtë javë Vivo NEX 3 5G dhe Huawei Mate 30 Pro 5G.
Përveç mbështetjes 5G, Mi 9 Pro janë konfirmuar edhe Mi Charge Turbo, i cili mbështet deri në 30W karikim pa tel. Mi Mix 4, nga ana tjetër, do të ketë një ekran të lakuar me rezolucion 2K dhe një kamerë kryesore me 108MP në anën e pasme.
Gjatë prezantimit, Xiaomi do të fillojë zyrtarisht MIUI 11 dhe Mi TV të gjeneratës tjetër/kp
-
Xiaomi Mi CC9 Pro arrin më 5 nëntor dhe do t’i ketë pesë kamera
-
Xiaomi Mi CC9 Pro arrin më 5 nëntor dhe do t’i ketë pesë kamera
-
Xiaomi planifikon t’i ketë mbi dhjetë telefona 5G gjatë vitit 2020
-
Redmi dhe Black Shark përgatisin telefonat e tyre 5G
-
Xiaomi prezanton Mi Mix 3 me 5G, ky është çmimi i tij