Tech

Xiaomi prezanton Mi Mix 3 me 5G, ky është çmimi i tij

Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Xiaomi, prezantoi modelin Mi Mix 3 me rrjetin 5G gjatë MWC 2019 (Kongresit Botëror për Celularë) në Barcelonë.

Telefoni më i ri i këtij gjiganti kinez ka dizajn të ngjashëm me Mi Mix 2, por është më i fuqishëm.

Image

Ai ndryshon nga origjinali përmes procesorit të teknologjisë së fundit Snapdragon 855 të Qualcommit, së bashku me modemin X50 të rrjetit 5G. Për më tepër, bateria është rritur nga 3.200 mAh në 3.800 mAh. Pjesa tjetër është pothuajse identike me Mi Mix 3 origjinal.

Xiaomi Mi Mix 3 ka ekran 6.39-inç AMOLED me rezolucion prej 1.080 x 2.340 pikselë dhe vjen në version me 6, 8 dhe 10 GB RAM memorie, si dhe me 128 dhe 256 GB memorie të brendshme, transmeton KosovaPress. Po ashtu, vjen me kamerën kryesore prej 25 megapikselë dhe atë të përparme 12 megapikselë, si dhe punon me sistemin operativ MIUI V10 (të bazuar në Android 8.1 Oreo) ose MIUI V10.0.11 (të bazuar në Android 9.0 Pie).

Image

Xiaomi Mi Mix 3 5G do të dalë në shitje nga muaji maj me çmim prej 599 euro dhe do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe të kaltër.