Telefoni i parë 5G i kompanisë Xiaomi - Mi Mix 3 5G - së shpejti do të jetë në dispozicion në Evropë dhe Kinë. Në të njëjtën kohë, nënbrendet e kompanisë Redmi dhe Black Shark po përgatiten t’i publikojnë telefonat e tyre me mbështetje 5G, raporton GSMArena.
Lu Weibing, menaxher i përgjithshëm i kompanisë Redmi, njoftoi gjatë ngjarjes së MWC Shanghai në faqet Weibo se "5G po vjen". Ai thekson se deri në fund të vitit të ardhshëm do të ekzistojnë telefonat 5G që do të kushtojnë më pak se 260 euro.
Kolegu i tij nga Black Shark njoftoi se ekipi për hulumtim dhe zhvillim po përgatitet për arritjen e gjeneratës së ardhshme të rrjetit pa tel, dhe se Black Shark 5G do të paralajmërohet në të ardhmen. Asnjë nga zyrtarët nuk përmendi data specifike të lansimit, shkruan KOHA Ditore.
Weibing gjithashtu vuri në dukje se "4G i ndryshon jetët, ndërsa 5G e ndryshon shoqërinë" dhe pohon se rrjeti i gjeneratës së ardhshme do të ndihmojë në krijimin e shumë aplikacioneve të reja për telefona me të cilat përdoruesit do të kënaqen.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Blerjet nga Shein, Temu dhe AliExpress bëhen më të shtrenjta në BE, shkak tarifa e re