Apple ka nisur të hapë dyqanet e saj përreth botës, derisa planifikon që javën e ardhshme ta bëjë këtë edhe në SHBA.
Gjiganti amerikan i teknologjisë kishte mbyllur dyqanet e saj në mars për shkak të pandemisë Covid-19, transmeton KOHA shkrimin e Cnet.
Tashmë Apple ka hapur disa dyqane në Kinë e Australi, sigurisht me respektimin e rregullave të ruajtjes së distancës.
Përmes një deklarate kompania ka konfirmuar se planifikon të hapë dyqanet në Alabama, Alaska, Idaho dhe South Carolina.
“Ekipi ynë është duke monitoruar në vazhdimësi të dhënat e shëndetit lokal dhe udhëzimet e qeverisë, dhe sa më shpejtë që mund të jemi të sigurt për të hapur dyqanet tona, do ta bëjmë”, thuhet në deklaratën e Apple.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple planifikon të rihapë rreth 100 dyqane në SHBA
-
Apple do ta hapë një dyqan online në Indi, në muajin shtator
-
Nga 100 dyqane të mbyllura të Apple, 92 janë në SHBA
-
Koronavirusi detyron Apple-n të mbyllë sërish disa dyqane në SHBA
-
Apple mbyll të gjitha dyqanet në botë shkaku i koronavirusit, përveç Kinës