Gjiganti i teknologjisë, Apple ka konfirmuar se do të mbyllë të gjitha dyqanet e saj me pakicë në botë, përveç Kinës, deri më 27 mars për të minimizuar rrezikun e transmetimit të koronavirusit, raporton Reuters.
“Po i mbyllim të gjitha dyqanet me pakicë jashtë Kinës deri më 27 mars”, thuhet në letrën e drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, transmeton Koha.net.
Ai shton se punëtorët do të punojnë nga distanca nëse është e mundshme.
“Në të gjitha zyrat tona, ne po bëjmë aranzhime fleksibile të punës në gjithë botën. Kjo do të thotë se anëtarët e ekipit duhet të punojnë nga distanca nëse e lejon puna e tyre”, thotë Cook.
Artikuj të ngjashëm
-
Koronavirusi detyron Apple-n të mbyllë sërish disa dyqane në SHBA
-
Apple synon të hapë dyqanet javën tjetër edhe në SHBA
-
Koronavirusi ndikon në rënien e shitjes së “iPhone”-ve
-
Apple paralajmëron: koronavirusi do të godasë prodhimin e iPhonëve
-
Për shkak të “Koronavirusit”, Apple mbyll të gjithë rrjetin e dyqaneve në Kinë!