Gjigandi teknologjik Apple, ka paralajmëruar se koronavirusi në kinë do të ndikojë në uljen e furnizimit me smartfonë.
Sipas kompanisë, prodhimi dhe shitjet janë prekur tashmë dhe është kufizuar shpërndarja e tyre.
Deri më tani Apple është kompania e parë amerikane që shprehet se epidemia e koronavirusit ka goditur financat e saj, por nuk ka bërë me dije se sa është dëmi.
Në shumicën e dyqaneve në Kinë po operojnë me orare të reduktuara, e disa janë mbyllur krejtësisht, çka ka sjellë dhe do të ndikojë në uljen e shitjeve, bën me dije Apple.
Sipas specialistëve, virusi mund t’i përgjysmojë kërkesat për telefona të zgjuar që vijën nga Kina, që është tregu më i madh i këtyre pajisjeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Koronavirusi ndikon në rënien e shitjes së “iPhone”-ve
-
Apple mbyll të gjitha dyqanet në botë shkaku i koronavirusit, përveç Kinës
-
Fiati mund të mbyllë një fabrikë të madhe në Evropë – shkaku i koronavirusit
-
Qualcomm thotë se koronavirusi përbën kërcënim për industrinë e telefonave
-
Për shkak të “Koronavirusit”, Apple mbyll të gjithë rrjetin e dyqaneve në Kinë!