Apple planifikon të rihapë rreth 100 dyqane të saj në SHBA, raporton Reuters.
Gjiganti amerikan i teknologjisë kishte mbyllur dyqanet e saj në nivel global për shkak të pandemisë Covid-19, transmeton Koha.net. Derisa tani ka nisur të rihapë disa prej dyqaneve të saj.
Në fillim të këtij muaji kompania kishte hapur disa prej dyqaneve të saj në Alaska, Idaho dhe Alabama.
Me procedurat e reja konsumatorëve dhe punëtorëve do t’u kërkohet t’iu nënshtrohen testeve të temperaturës dhe bartin maska para se të hyjnë në dyqan.
Apple do iu sigurojë maska konsumatorëve të cilët nuk janë duke i bartur ato. Por, edhe rregulla e mbajtjes së distancës do të limitojë numrin e personave brenda dyqanit në të njëjtën kohë.
-
Apple synon të hapë dyqanet javën tjetër edhe në SHBA
-
Nga 100 dyqane të mbyllura të Apple, 92 janë në SHBA
-
Koronavirusi detyron Apple-n të mbyllë sërish disa dyqane në SHBA
-
Apple premton 100 miliardë dollarë për prodhimin në SHBA
-
Apple do t’i investojë mbi 500 miliardë dollarë në SHBA në katër vjetët e ardhshëm