Kompania Apple ka njoftuar se do të premtojë 100 miliardë dollarë për prodhimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportoi të mërkurën Reuters.
Kjo u bë e ditur nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili tha se kjo lëvizje do të përqendrohet në rritjen e prodhimit në SHBA.
Ky veprim do të ishte angazhim i ri financiar, tha zyrtari në kushtet e zakonshme të anonimitetit.
Premtimi vjen në kohën kur Presidenti Donald Trump ndjek një agjendë agresive tarifore dhe tregtare që synon të zhvendosë një pjesë të prodhimit përsëri në Shtetet e Bashkuara.
Apple tha në shkurt se do të shpenzonte 500 miliardë dollarë në investime në SHBA në katër vjetët e ardhshëm, që do të përfshijnë një fabrikë gjigante në Teksas për serverë të inteligjencës artificiale, ndërsa do të shtojë rreth 20,000 vende pune në kërkim dhe zhvillim në të gjithë vendin.
Tarifat e Trump i kushtuan Applet 800 milionë dollarë në tremujorin e qershorit dhe i nxitën disa klientë të blinin iPhone në fund të pranverës së këtij viti.
Apple ka zhvendosur prodhimin e produkteve të destinuara për SHBA-në, duke furnizuar iPhone nga India dhe produkte të tjera si Mac dhe Apple Watch nga Vietnami.