Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple do ta hapë një dyqan online në Indi, në muajin shtator

Kompania Apple ka vendosur që ta hapë një dyqan online në Indi, muajin e ardhshëm.

Prodhuesi i iPhone tani i shet produktet e tyre përmes kompanive vendore indiane si Amazon dhe Flipkart.

Dyqani online i kompanisë Apple do të jetë i gatshëm të fillojë punën në kohën e festës në Diwali, në kohën kur indianët shpenzojnë më së shumti, raporton Reuters.

Kryeshefi ekzekutiv i Apple-s, Tim Cook, ka thënë në fillim të këtij viti se Apple do ta hapë dyqanin e parë online në Indi, në vitin 2021.

Me më shumë se 1 milion abonues, India ofron perspektivë të rritjes për prodhuesit e telefonave të mençur.

Apple gjithashtu monton disa telefona të mençur, përfshirë iPhone 11, në fabrikat Foxconn dhe Wistron, në dy shtetet jugore indiane.