Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple vendos të rrisë prodhimin jashtë Kinës

Kompania teknologjike, Apple, u ka thënë disa prej prodhuesve të saj se dëshiron të rrisë prodhimin jashtë Kinës, raportoi Wall Street Journal të shtunën, transmetoi Reuters.

India dhe Vietnami, të cilat tashmë janë vende të prodhimit të Applet, janë ndër vendet e përzgjedhura nga kompania si alternativa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Apple muajin e kaluar parashikoi probleme më të mëdha të furnizimit pasi bllokimet si pasojë e COVID-19 ngadalësuan prodhimin dhe kërkesën në Kinë.

Sipas raportimit, vendimi i Applet është ndikuar edhe nga politika e rreptë e Kinës ndaj koronavirusit.