Kompania teknologjike Apple ka thënë të hënën, se do ta prodhojë modelin iPhone 14, të promovuar së fundi, në Indi, shkroi të hënën Reuters.
Këtë vendim, Apple e ka marrë pasi gjiganti i teknologjisë po e largon një pjesë të prodhimit nga Kina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania prezantoi iPhone 14 në një ngjarje në fillim të këtij muaji, ku u fokusua në përmirësimet e sigurisë dhe jo në specifikimet e reja teknike.
"Linja e re e iPhone 14 prezanton teknologji të reja inovative dhe aftësi të rëndësishme sigurie. Jemi të lumtur që do ta prodhojmë iPhone 14 në Indi", tha Apple në një deklaratë.