Tech

Apple Vision Pro do të dalë në tregun e Kinës këtë vit

Apple Vision Pro pritet të dalë në tregun e Kinës këtë vit, ka njoftuar shefi ekzekutiv i Applet, Tim Cook të dielën, raportoi Reuters.

Cook e ka zbuluar planin e lëshimit të kufjeve në Kinë në margjinat e Forumit të Zhvillimit të Kinës në Pekin.

Siç bëhet e ditur, Apple do të vazhdojë t’i rrisë investimet në kërkim dhe zhvillim në Kinë.