Tech

Apple shton 191 miliardë dollarë në vlerën e tregut brenda një dite

Apple ka shtuar 191 miliardë dollarë në vlerën e tregut në një ditë të vetme - më e larta ndonjëherë nga një kompani amerikane.

Aksionet u hodhën me 8.8 për qind të enjten, duke shtuar 190.9 miliardë dollarë në kapitalizimin total të tregut dhe duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 190.8 miliardë dollarësh nga Amazon, në shkurt të këtij viti, raportoi Daily Mail.

Kërcimi i fundit befasues do të thotë se firma me bazë në Kaliforni mban katër nga pesë fitimet më të mira ditore në Wall Street të të gjitha kohërave.

Kjo ndodhi në një ditë kur investitorët u kthyen në tregun e aksioneve pasi u nxitën nga të dhënat pozitive të inflacionit - me dollarin në rritje dhe yield-et e bonove të thesarit në rënie.

Por pavarësisht rritjes për Apple, kompania mbetet 18 për qind më poshtë në vit për shkak të rritjes së inflacionit, normave të interesit dhe përçarjes së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.