Apple ka lëshuar një përditësim për të rregulluar të metat e sigurisë në pajisjet e saj iPhone, iPad dhe Mac, për të cilat thotë se hakerët mund t'i kenë "shfrytëzuar në mënyrë aktive".
Kompania e teknologjisë tha se softueri i ri "siguron përditësime të rëndësishme të sigurisë dhe rekomandohet për të gjithë përdoruesit", raportoi BBC të premten/
E meta e sigurisë mund t’i lejojë hakerët të marrin kontrollin e plotë të pajisjeve të prekura, kanë sugjeruar ekspertët e industrisë.
Përditësimi është vënë në dispozicion për iPhone 6s dhe versionet më të reja, iPad Pro, iPad Air 2 e më vonë dhe iPad i gjeneratës së 5-të.
Ai është gjithashtu i disponueshëm për iPad mini 4 dhe versionet e mëvonshme dhe iPod touch (gjenerata e 7-të). Përdoruesit e Mac që përdorin macOS Monterey po inkurajohen gjithashtu të përditësohen.
Edhe
Apple kërkon reagim urgjent të përdoruesve të iPhoneve për t’u shpëtuar sulmeve
Apple tha se hakerët përdorën defektin për të depërtuar në ËebKit, motori që fuqizon shfletuesin e internetit të Apple Safari.
Deri më tani nuk ka pasur raporte të konfirmuara për raste specifike ku defekti i sigurisë është përdorur kundër njerëzve ose pajisjeve.