Apple u ka bërë thirrje përdoruesve të iPhone të instalojnë urgjentisht përditësimin më të fundit të sistemit operativ, iOS 18.6.2, për t’u mbrojtur nga një sulm kibernetik potencialisht i rrezikshëm.
Pas njoftimit të një përditësimi “të rëndësishëm”, gjiganti i teknologjisë konfirmoi se është në dijeni të raporteve për një sulm “jashtëzakonisht të sofistikuar” që synonte përdorues të caktuar duke shfrytëzuar një të metë sigurie.
Edhe pse kompania siguron se shumica e përdoruesve të telefonave dhe pajisjeve të saj janë të sigurt, përditësimi i ri ofron mbrojtje të plotë për këdo që e instalon.
Përditësimi në iOS 18.6.2 është i lehtë dhe i rekomanduar për të gjithë përdoruesit. Për ta bërë këtë është e nevojshme të ndiqni hapat Settings - General - Software Update.
Përditësimi i ri është në dispozicion për iPhone XS dhe pajisjet tjera më të reja.