Rrjeti social WhatsApp po përditëson sistemin operativ dhe nuk do të funksionojë më në disa modele të vjetra të iPhoneit, shkruan “Mobiletelco”.
Nga 24 shkurti i vitit 2025, kërkesa minimale për WhatsAppin në pajisjet iPhone do të jetë instalimi i sistemit operativ iOS 14.1.
Kjo do të thotë se në iPhone 6, iPhone 5s, iPhone 6 Plus dhe modelet më të vjetra nuk do të funksionojë WhatsAppi pasi nuk mund të përditësohen në versionin e kërkuar të sistemit operativ.
Si arsye kryesore për këtë vendim, rrjeti social që menaxhohet nga Meta përmend sigurinë e përdoruesve dhe thotë se sistemet e vjetra operative nuk i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme për funksionet e nevojshme.
Për përdoruesit e Androidit, nuk ka kërkesa të reja të sistemit - mjafton të keni Android 5.0 dhe mund të përdorni WhatsAppin.
-
Nga maji, WhatsAppi nuk do të funksionojë në këto modele të iPhoneit
-
Nga 2025-ta, Whatsappi nuk do të funksionojë në këto modele të telefonave
-
WhatsAppi nuk do të funksionojë më në këta telefona
-
Nga 24 tetori, WhatsAppi nuk do të funksionojë më në disa telefona
-
Telefonat që mund të marrin sistemin e ri operativ të Appleit