Tech

Nga maji, WhatsAppi nuk do të funksionojë në këto modele të iPhoneit

WhatsApp

Nga maji i vitit 2025, WhatsAppi nuk do të funksionojë në tre modele të iPhoneit.

Përditësimet e këtij rrjeti social që do të vijnë më 5 maj 2025 nuk do të jenë të disponueshme për iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Këto modele nuk mbështesin iOS 15.1 të Appleit, që është sistemi operativ i kërkuar për përditësimet e reja që do t’i bëjë WhatsAppi.

Përditësimi nuk do të ndikojë te përdoruesit e WhatsAppit me shërbimin Android.