Apple ka lëshuar një përditësim urgjent për iPhone, për shkak të lëshimeve kritike në çështje të sigurisë te sistemi operativ iOS 16, ku fotot, audiot e përdoruesve kanë qenë të ekspozuara ndaj hakerëve, shkruan “The Independent”.
Apple ka lëshuar përditësim urgjent për miliona përdorues të iPhonet.
Gjiganti i tekonologjisë ka thënë se versioni më i fundit i iOS 16, i quajtur iOS 16.5.1., ishte i nevojshëm për të mbrojtur ndaj dy dobësive që hakerët dinë tashmë si t’i shfrytëzojnë.
Një nga dobësitë përfshinë “attachment me qëllim të keq” të dërguar përmes iMessage, që lejon kriminelët kibernetikë të marrin qasje në audo incizimet e iPhonet, fotot dhe të dhënat e lokacionit.
Studiuesit e sigurisë kanë thënë se defekti i sigurisë, i quajtur TriangleDB, ka filluar të shfrytëzohet nëpërmjet një fushate të quajtur “Operation Triangulation”, ku u shënjestruan punonjësit e firmës kibernetike Kaspersky.
“Shpërndarja e spywarët është plotësisht e fshehur dhe nuk kërkon asnjë veprim nga përdoruesi”, shkroi Kaspersky në një posatim në fillim të këtij muaji. “Spyware më pas transmeton në heshtje informacionet e përdoruesit te një server i largët: regjistrimet nga mikrofoni, fotot dhe mesazhet, po ashtu vendndodhjen gjeografike dhe një numër të aktiviteteve tjera që bën përdoruesi në telefon”.
Defekti i dytë që preku sistemin operativ ishte browseri i Applet, WebKit, që i la përdoruesit të ekspozuar ndaj një gjëje që njihet si “arbitrary code execution”, ku sulmuesi i mundësohet të përdorë çdo komandë apo kod në makinën e shënjestruar.
Kjo mund të rezultojë në vjedhjen e të dhënave apo hakimin e një pajisjeje nga palët e treta.
Të dy këto mangësi mund të ndikojnë gjithashtu te përdoruesit e iPad apo Mac, ku Apple po ashtu ka lëshuar përditësime për to.
Po ashtu Apple ka lëshuar përditësim edhe për Apple Watch.
“Ky përditësim ofron rregullime të rëndësishme të sigurisë dhe rekomandohet për të gjithë përdoruesit”, ka thënë Apple për përditësimin iOS 16.5.1.