Apple u ka dërguar mesazh të gjithë përdoruesve të iPhone në lidhje me përditësimet e fundit me versionin e ri.
Pas përditësimit të fundit me versionin iOS 17.4.1, kompania ka thënë se ka rregulluar një numër gabimesh nga versioni 17.4. Por versioni i ri është i rëndësishëm sepse përmban një sërë përmirësimesh sigurie.
Sa herë që Apple lëshon përditësim të ri, shkruan njoftim të shkurtër për atë që ka ndryshuar, por këtë herë ishte vetëm një mesazh i shkurtër.
“Ky përditësim ofron rregullime të rëndësishme të gabimeve dhe përditësime sigurie dhe rekomandohet për të gjithë përdoruesit”, ishte mesazhi i Appleit, që rrallëherë ka kaq pak detaje.