Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

AMD prezanton procesorin e parë për desktop prej 65W me 12 bërthama, të destinuar për tregun e biznesit për PC

AMD e ka prezantuar linjën e procesorëve Ryzen 3000 për kompjuterët e biznesit, dhe kjo vlen kryesisht për OEM-ët e mëdhenj, si HP ose Lenovo, të cilët me linjat e tyre EliteDesk apo ThinkCentre e furnizojnë tregun e ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha, si dhe sektorin publik.

Procesorët e AMD-së për sektorin e biznesit e kanë sufixin "PRO" në emërtim dhe në disa detaje të rëndësishme dallojnë nga modeli me po të njëjtin emërtim të destinuar për përdoruesit standardë. Dallimi më domethënës është se PRO Ryzenët e përdorin një seri komplete mbrojtëse të teknologjive, të cilat i përdorin edhe procesorët EPYC, shkruan KOHA Ditore. Modelet PRO e mbështesin enkriptimin e plotë të memorjes së sistemit dhe janë komplementare me teknologjitë e sigurisë si Windows Security, Lenovo ThinkShield ose HP SureStart.

AMD garanton disponueshmëri afatgjatë të modelit në periudha të gjata dhe atë për dy vjet. Ky është një element i rëndësishëm në prokurimet publike që zhvillohen në linja të shumta në intervale të ndryshme kohore. Aspekti më interesant i linjës PRO është se të gjitha modelet me konsum maksimal të energjisë janë midis 35W dhe 65W.

Fakti që AMD ka arritur ta ndërtojë procesorin 65W Ryzen 9 PRO me 12 bërthama dhe 24 threade flet për cilësinë e këtyre 7 çipleteve nanometrike dhe aftësive të arkitekturës Zen2. HP dhe Lenovo janë partnerët e parë të AMD-së që do t’i lansojnë kompjuterët e tyre të biznesit të bazuar në gjeneratën e ardhshme të procesorëve të AMD-së Ryzen PRO. Kjo do të ndodhë gjatë tremujorit aktual, ndërsa prodhuesit e tjerë të këtij sektori do të bashkangjiten në fillim të vitit të ardhshëm.