AMD është në fazat finale të përgatitjes së valës së dytë të lansimit të procesorëve të gjeneratës së tretë të familjes Ryzen, e cila do ta përfshijë edhe gjeneratën Ryzen 5 3500. Gjithashtu, do të shfaqen edhe variantet "Pro" të SKU-ve tashmë të lansuara, siç janë 3600X, 3700X dhe 3900X. Këta procesorë u vërejtën në regjistrin për import tek Euroasian Economic Union.
Detaji më interesant nga kjo listë është se Ryzen 5 3500 do të jetë një procesor me gjashtë bërthama dhe 65 TDP. Në dy gjeneratat e mëparshme të procesorëve Ryzen, AMD e ka konfiguruar serinë e CPU-ve x500 (si 2500X dhe 1500X) me katër bërthama dhe tetë threade, shkruan KOHA Ditore. Ka të ngjarë që Ryzen 5 3500 do të jetë model me takt pak më të dobët se Ryzen 5 3600, dhe do të vijë me një çmim më të ulët.
Kjo sugjeron gjithashtu për mundësinë që procesorët Ryzen 3 "Matisse" të vijnë me katër bërthama dhe tetë threade.
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri