AMD e ka prezantuar gjeneratën e dytë të procesorëve mobil Ryzen Pro dhe Athlon Pro për laptopë. Të dy procesorët mobil i përfshijnë çipat Radeon Vega Graphics, raporton Neowin.
Gjenerata e dytë e procesorëve Ryzen Pro i trashëgon procesorët e mëparshëm mobil Ryzen Pro të AMD-së, të cilët ndodheshin në serinë e laptopëve HP EliteBook 705 G5 dhe ProBook 645 G4, të prezantuar vitin e kaluar. AMD pretendon se seria 12nm Ryzen PRO 3000 e ofron një përmirësim prej 16% për performanca të procesorit multi-threading në krahasim me çipat Intel.
Linja e plotë e procesorëve të rinj mobil të AMD përbëhet nga:
Ryzen 7 PRO 3700U (4C/8T, 15W, 4,0/2,3GHz, 10 bërthama) @1400MHz
Ryzen 5 PRO 3500U (4C/8T, 15W, 3,7/2,1GHz, 8 bërthama) @1200MHz
Ryzen 3 PRO 3300U (4C/4T, 15W, 3.5/2.1GHz, 6 bërthama) @1200MHz
Edhe
AMD Ryzen 4000 mobile është procesori i parë 7nm x86 për laptop
Athlon PRO 300U (2C/4T, 15W, 3.3/2.4GHz, 3 bërthama) @1000MHz
AMD thekson se linja e re do të mund t’i funksionalizojë laptopët me një jetëgjatësi të baterisë prej deri në 12 orë gjatë punës në zyrë ose 10 orë reprodukim të videove Çipat gjithashtu kanë ko-procesorë të integruar të sigurisë, shkruan KOHA Ditore.
Procesorët e rinj do të përdoren në laptopët komercialë HP dhe Lenovo, të cilët priten gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019. AMD premton se deri në fund të vitit, procesorët do të arrijnë edhe tek prodhuesit e tjerë.