Gjatë konferencës së vet në kuadër të panairit CES 2020, AMD e prezantoi serinë e procesorëve Ryzen 4000 për laptopë. Këta janë procesorët e parë x86 të krijuar në procesin e prodhimit 7nm, raporton Neowin.
Gjenerata e re premton përmirësime të konsiderueshme të performancës, por edhe konsum të ulët falë një procesi më të vogël prodhimi. Si rezultat, mund të pritet pothuajse dyfishi i performancës për vat në krahasim me gjeneratën e mëparshme.

Procesorët Ryzen 4000 vijnë në seritë U (15W) dhe H (45W), ndërkohë që ofrohet edhe seria Pro për personat kreativë, shkruan KOHA Ditore. AMD ka përmendur posaçërisht modelin premium Ryzen 4800U, me tetë bërthama, 16 threade dhe një shpejtësi themelore të taktit të punës prej 1.8GHz dhe një boost takt prej prej 4.2GHz.
Kompania thekson gjithashtu modelin Ryzen 4800H, i cili është një çip 45W i dizajnuar për gamerët që i duan performancat në nivelin e desktopit. Ky çip ka gjithashtu konfigurim 8C/16T, por me një takt themelor prej 2.9GHz.
Procesorët e rinj mobil Ryzen 4000 do të vijnë në laptopë këtë vit.
-
AMD prezanton procesorin e parë për desktop prej 65W me 12 bërthama, të destinuar për tregun e biznesit për PC
-
AMD Ryzen 5 3500 do të jetë CPU me gjashtë bërthama
-
AMD sjell gjeneratën e re të procesorëve mobil Ryzen Pro dhe Athlon Pro
-
Intel pretendon se ka procesorin më të shpejtë në botë
-
Laptopi Lenovo Yoga Slim 7 arrin në variantet Intel dhe AMD