Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

AMD Threadripper i gjeneratës së tretë dhe CPU Ryzen 9 3950X mbërrijnë në nëntor

Më herët këtë vit, AMD i prezantoi procesorët e rinj të gjeneratës së tretë Ryzen, ndërsa ata që e presin gjeneratën e ardhshme të CPU-ve Threadripper më në fund e dinë edhe kohën e lansimit. AMD e konfirmoi në Twitter se anëtarët e parë të gjeneratës së tretë të linjës Ryzen Threadripper do të prezantohen në nëntor, raporton Neowin.

Kompania nuk i ka publikuar detajet për specifikimet, përveç që do të prezantohet një produkt me 24 bërthama. Pritet që numri i bërthamave të jetë edhe më i madh ndërkohë që prezantohen më shumë procesorë të gjeneratës së tretë Threadripper.

AMD njoftoi gjithashtu se në nëntor na pret edhe CPU Ryzen 9 3950X, shkruan KOHA Ditore. Lansimi i procesorit është shtyrë sepse pritet kërkesë e madhe dhe kompania dëshiron të jetë e gatshme për tregun. Pritet që CPU do t’i ketë 16 bërthama, 32 threade, dhe do të kushtojë 749 dollarë.