Linja e AMD-së e gjeneratës së tretë të procesorëve Ryzen Threadripper tashmë po bën përmirësime të konsiderueshme në performanca në tregun HEDT, por AMD ende nuk ka përfunduar me sjelljen e përmirësimeve në këtë fushë, raporton Overclock3D.
Kompania e ofron procesorin edhe më të madh Ryzen Threadripper, i cili implementon 64 bërthama, 128 threade dhe 288MB të cache memories së kombinuar L2 dhe L3. AMD kështu e krijoi procesorin HEDT, i cili ka dy herë më shumë bërthama sesa Ryzen Threadripper 3970X dhe i tejkalon ndjeshëm zgjidhjet HEDT të Intelit.
Tani për tani kompania e ka konfirmuar vetëm madhësinë e kombinuar të cache, 280W TDP dhe numrin e bërthamave të CPU, shkruan KOHA Ditore. Procesori supozohet se do të bazohet në platformën e AMD-së për pllaka amë, TRX40, duke u mundësuar krijuesve të përmbajtjeve më shumë bërthamë se çdo procesor single-socket HEDT deri më tani.
AMD theksoi se më shumë informacione mund të presim gjatë vitit 2020, ndërsa ka mundësi që Threadripper 3990X do të shfaqet gjatë panairit CES 2019.
-
AMD Threadripper i gjeneratës së tretë dhe CPU Ryzen 9 3950X mbërrijnë në nëntor
-
Gjithnjë e më shumë dëshmi për procesorin e gjeneratës së tretë Threadripper
-
AMD-ja planifikon procesorin Threadripper me 64 bërthama?
-
AMD prezanton CPU-në Ryzen 9 3950X me 16 bërthama
-
AMD konfirmon ardhjen gjeneratës së tretë të Ryzen Threadripperit