Ajo që të gjithë po e prisnin më në fund u konfirmua edhe zyrtarisht. Që kur AMD njoftoi dhe konfirmoi se procesorët e vet Zen 2 Ryzen mund t’i kenë dy çiplete, dihej se procesorët 16-bërthamësh mund të bëheshin realitet në platformën AM4. AMD tani zyrtarisht e ka prezantuar procesorin e parë 16-bërthamësh AM4: Ryzen 9 3950X, raporton Overclock3D.
AMD Ryzen 9 3950X ofron më shumë shpejtësi të taktit punues, TDP më të ulët dhe IPC më superior krahasuar me modelet e vjetra Threadripper të kompanisë. Me pak fjalë, Zen 2 është një arkitekturë e jashtëzakonshme me të cilën AMD dëshiron të arrijë pozicion udhëheqës në treg, shkruan KOHA Ditore.

Pjesa më e madhe e linjës së procesorëve të gjeneratës së tretë të kompanisë AMD, Ryzen, do të shfaqen në treg nga 7 korriku, ndërsa modeleve 16-bërthamëshe të kompanisë do t’u duhet pak më shumë kohë për t'u përgatitur. AMD planifikon ta plasojë Ryzen 9 3950X gjatë shtatorit, me një çmim prej 749 dollarë. Procesori ofron maksimumin e shpejtësisë së taktit të orës brenda gjithë linjës së gjeneratës së tretë të Ryzen, duke e bërë atë procesorin më të shpejtë single-thread të konsumit të cilin e ka krijuar ndonjëherë AMD.
-
Ryzen 9 3950X e shkatërron konkurrencën e Intelit
-
AMD Ryzen Threadripper 3990X është procesori i parë në botë HEDT me 64 bërthama
-
Gigabyte arrin 4.3GHz për AMD Ryzen 9 3950X në të gjitha bërthamat
-
AMD Threadripper i gjeneratës së tretë dhe CPU Ryzen 9 3950X mbërrijnë në nëntor
-
AMD Ryzen 5 3500 do të jetë CPU me gjashtë bërthama