Procesori premium Ryzen 9 3950X Zen 2 duhej të plasohej në treg muajin e kaluar, por në minutën e fundit AMD vendosi ta shtyjë lansimin për në nëntor.
Tani kemi mundësi t’i shohim testet e hershme të këtij procesori, çmimi i të cilit do të jetë 749 dollarë, raporton HotHardware.
Gigabyte kishte qasje në procesorin ende të papublikuar dhe e çiftoi atë me pllakën amë X570 Aorus Master dhe memorien Aorus DDR4-3200. Ryzen 9 3950X e ka një takt themelor të punës prej 3.3GHz, por Gigabyte arriti ta rrisë këtë në 4.3GHz në të 16 bërthamat, shkruan KOHA Ditore. Kompania ishte në gjendje ta arrinte këtë rezultat me 1.4GHz Vcore dhe sistemin e ftohjes me ujë EKWB EK-KIT P360.

Gigabyte arriti ta realizojë rezultatin Cinebench R15 prej 3932 pikësh për versionin bazë të procesorit Ryzen 9 3950X, gjë që është mbresëlënëse në vetvete. Rritja e frekuencës deri në 4.3GHz në të gjitha 16 bërthamat e rriti rezultatin e realizuar në 4384 pikë. Gigabyte madje arriti t’i realizonte edhe 4.4GHz, por nuk mundi të arrinte rezultate të vazhdueshme në këtë frekuencë. Megjithatë, kompania thekson se është realizuar rezultat Cinebench R15 prej 4475 pikësh në këtë shpejtësi.
Pritet që, me ftohje adekuate, entuziastët do të kenë çfarë të shpresojnë kur të arrijë procesori AMD Ryzen 9 3950X në treg.
-
Ryzen 9 3950X e shkatërron konkurrencën e Intelit
-
AMD prezanton CPU-në Ryzen 9 3950X me 16 bërthama
-
Intel pretendon se ka procesorin më të shpejtë në botë
-
Inteli po përgatit procesorin 22-bërthamësh i9-10990XE për t’iu kundërvënë Threadripperit
-
AMD Ryzen 4000 mobile është procesori i parë 7nm x86 për laptop