Gjatë muajve të fundit, ka pasur shumë lajme në lidhje me gjeneratën e tretë të procesorëve Ryzen dhe platformën X570, por nuk kemi dëgjuar shumë rreth asaj se çfarë na pret kur bëhet fjalë për Threadripperin e ardhshëm. Vetëm e dimë se AMD po planifikon ta lansojë Threadripperin e ri, ndërsa gjenerata e tretë mund të arrijë së shpejti, raporton KitGuru.
Në fund të korrikut, azhurnimi HWInfo 6.10 e shtoi një referencë për pllakën amë Zenith II X590, e cila ende nuk ishte njoftuar zyrtarisht në atë pikë, shkruan KOHA Ditore. Kjo kompani zakonisht e përdor serinë Zenith për platformën HEDT të AMD-së, kështu që është e logjikshme që Zenith II e shënjestron një gjeneratë të re të çipave Threadripper, të bazuar në arkitekturën Zen 2.
Gjithë kësaj situate tani mund t’i shtohen informacione të reja, të cilat vijnë në formën e azhurnimit më të ri CPU-Z i cili e shton mbështetjen preliminare për procesorët Ryzen Threadripper 3000 dhe Intel Ice Lake.
Përveç asaj që u përmend më lartë, nuk ka informacione më konkrete, por i gjithë ky informacion i hollësishëm ngadalë po ofron detaje të qarta se gjenerata e tretë e Threadripper dhe X590 janë në proces të lansimit në treg.
-
AMD Ryzen Threadripper 3990X është procesori i parë në botë HEDT me 64 bërthama
-
Gigabyte po përgatit katër pllaka TRX40 për Threadripper të gjeneratës së ardhshme
-
AMD-ja tashmë është duke punuar në arkitekturën Zen 5
-
MSI paralajmëron pllakën amë TRX40 Creator
-
AMD Threadripper i gjeneratës së tretë dhe CPU Ryzen 9 3950X mbërrijnë në nëntor